GRANDEMALL

Haziri: Po i heqim vadat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përpos shumë projekteve të tjera të mëdha, po vazhdon me sukses edhe me projektet për rregullimin e kanalizimit në zonën urbane dhe atë rurale. Rrjeti i kanalizimit është punuar kryesisht në zonën urbane në rrugët: “Gazmend Zajmi”, “Ibrahim Pacolli”, “Vëllezërit Xhakli”, “Hysni Xhemajli”, në rrugicën në lagjen “Qarku II” dhe atë në “Idriz Seferi”. Po ashtu, rrjeti i kanalizimit është punuar edhe në fshatin Goden.

Kryetari Lutfi Haziri ka deklaruar se Komuna po i heq vadat ashtu siç u ka premtuar qytetarëve, duke e rregulluar infrastrukturën rrugore me të gjitha elementet e saj në mënyrën më të mirë.

Haziri tha se me këtë dinamikë të punës do të vazhdohet edhe në fshatra e lagje të tjera ku ka nevojë.

FITORJA

“Të gjitha këto projekte, përfshirë rrugët, kanalizimin, ujësjellësin e ndriçimin publik po i realizojmë në një kohë shumë të shkurtër të qeverisjes gjashtë muajshe, të cilat po ndërtohen në mënyrën më të mirë dhe sipas standardeve. Jam zotuar se në mandatin tim do ta heq lloçin dhe vadat dhe kjo po ndodhë sepse ua kemi për obligim qytetarëve tanë t’ju sigurojmë jetë të dinjitetshme”, ka thënë kryetari Haziri.

Në qeverisjen gjashtë mujore të kryetarit Lutfi Haziri në Gjilan janë kontraktuar punë, kryesisht në infrastrukturë, në vlerë prej mbi 1.2 milionë eurosh, ndërsa janë shlyer mbi 1.8 milionë euro borxhe të trashëguara./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.