RCCOLA

Haziri: Po e presim fitoren e sërishme të LDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lutfi Haziri, kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit, në një konferencë me gazetarë, ka thënë se i respekton të gjithë kundërkandidatët, por sipas tij, LDK e ka ofertën më të mirë nga të gjithë.

Haziri ka thënë se ka takuar mijëra burra e gra dhe se vizioni i LDK-së po gjen mbështetje dhe besim.

Eco Higjiena

Ai ka përmendur projektet si rregullimin e lumenjve Mirusha e Stanishorka, trajtimin e ujërave të zeza, ndërtimin e stadiumit, të QKMF-së, Palestrës në Zhegër, investimet në arsim e në shëndetësi, sikurse edhe në infrastrukturën tjetër.

Haziri ka përmendur edhe hyrje daljet në qytet, gjë e cila do të finalizohet me lidhjet me autostradën dhe korridoret ndërkombëtare.
“Lista e LDK-së ka autoritete, kuadro e përfaqësim më të mirë të mundshëm. Deri më tashti kemi patur 36 takime pune dhe LDK-së po i ofrohet mbështetje për programin 2017 plus dhe Gjilani po e përmbyll fazën e depresionit ekonomik në të cilën u gjet qyteti dhe po vazhdon drejt zhvillimit”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së, që ka thënë se do të vazhdojnë edhe më tej me ritëm të njëjtë deri në fitoren e serishme të LDK-së./tefik selimi/rajonipress/