GRANDEMALL

Haziri: Plani i BE-së nuk e meriton mbështetjen e LDK-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka treguar rezervat që kjo parti ka për Planin e BE-së.

Dy ditë para takimit të Ohrit, Haziri ka thënë se këtë marrëveshje nuk do ta përkrah LDK-ja.

Haziri ka vlerësuar se marrëveshje nuk e meriton mbështetjen e LDK-së.

Uji Dea

“Rezultati i Ohrit është nën një presion të faktorit ndërkombëtar, por edhe tek popujve tanë. LDK e ka qëndrimin e qartë dhe është i zbardhur. Dialogu nuk ka opsion, duhet të zhvillohet dhe palët duhet të jenë pragmatiste. Ne kemi kërkuar të mos këtë zmbrapsje nga qëllimi kryesor e që është me çdo kusht njohja e ndërsjellë, që të insistohet që ka njohje dhe që ka impakt më të gjerë dhe i mbyll plagët. Elefanti në dhomë është Asociacioni i komunave. Për ne marrëveshja nuk i ka sjellë pritjet dhe ka katër probleme , dhe si e tillëm nuk e meriton mbështetjen e LDK. Kryeministri I Kosovës duhet të punojë për një dialog të brendshëm”, ka thënë ai në një intervistë për emisionin “Balkan Update” në ABC News.

Sipas tij, me Planin e BE-së Asociacionin ka shkuar përtej marrëveshjeve të Brukselit.

“Ohri nuk duhet të dështojë. Frika e të gjithëve është se do të komplikohet pasi statusi i Asociacionit ka shkuar përtej marrëveshjes se 2013, por ka shkelur përtej asaj që është dhënë në 2013. Kryeministri është në një situatë të vështirë, sepse duhet të jetë kreativ, dhe duhet të bëjë propozime, e cila e ruan karakterin e organizimin kushtetues të Kosovës dhe jep siguri për normalizim të brendshëm, sepse jemi para mbajtjes së zgjedhjeve të komunave serbe ne veri dhe është shkaktuar një vakum institucional atje”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.