GRANDEMALL

Haziri: Plani evropian çon vendin në zgjedhje brenda 6 muajsh, 2023 vit zgjedhor edhe në LDK

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se pas gjashtë muajsh në një periudhe kohore vendi shkon në zgjedhje, sepse propozimi evropian, i njohur si plani franko-gjerman, sipas tij, ka impakt të madh dhe determinon zgjedhje.

“Edhe në proces të Vjenës dhe në mbylljen e Pavarësisë së mbikëqyrur edhe kjo marrëveshje kërkon mandate legjitimitet, legalitet që partitë politike me marr atë drejtë për me vazhdu tutje”, ka thënë Haziri në një intervistë për IndeksOnline.

Më tutje, ai ka thënë se nuk ka qeverisje në Kosovë, por ka administrim.

Ndër të tjera, ai ka përmendur bllokimin e 90% të investimeve kapitale dhe inflacionin, duke shtuar se sofra e familjeve në Kosovë është varfëruar.

Uji Dea

Shqetësimi më i madh ka thënë se është largimi i të rinjve nga vendi dhe humbja e shpresës.

Sa i përket zgjedhjeve në LDK, numri dy i këtij subjekti ka thënë se ky është vit zgjedhor për LDK-në.

“Ne e ruajmë kalendarin dhe jemi tregu konsistent në mbajtjen e këtyre kalendarëve. Proceset politike kanë me determenu se kur mund të organizohen. Kanë me qenë zgjedhje të mira”, ka shtuar Haziri.

Haziri ka thënë se LDK është shumë afër partisë së parë, dhe se synimi i tyre është me kalu dhe me kthy LDK-në në një subjekt që krijon distancë mes të parit dhe të dytit./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.