Mobi Casa

Haziri pikëllohet pas vdekjes poetit të madh, gazetarit dhe ish-deputetit, Ramadan Musliu

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të poetit të njohur, gazetarit dhe ish-deputetit të Kuvendit, Ramadan Musliu, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Musliu, në të cilin thuhet:

“E nderuara familje Musliu,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të poetit tonë të madh, gazetarit dhe ish-deputetit të Kuvendit të Republikës, Ramadan Musliu.
Ramadan Musliu ka qenë njeri poliedrik, krijues i madh nga kjo anë, në fushën e poezisë dhe në rrafshin e studimit letrar, duke pasuruar kështu poezinë shqipe dhe duke zgjeruar edhe më shumë rrafshin e studimit letrar.

Vdekja e tij e papritur, është humbje e madhe për artin letrar shqiptar,

GRANDEMALL

Jam shumë i nderuar që në vitin 2017 me plot meritë iu nda çmimi letrar “Beqir Musliu”, poetit tonë tashmë të ndjerë, Ramadan Musliu.

Në mënyrë meritore, ai zuri vend në Këndin e Beqir Musliut, në foajenë e Teatrit të Gjilanit.

Në këtë ditë të rëndë për ju, familje e nderuar Musliu, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, sikurse edhe kolegëve nga komuniteti letrar.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.