ARKATANA

Haziri: Përmes ekspozitës “Gjilani n’retro”, është kthyer memoria se si ka qenë qyteti para 50 vjetësh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka parë sot nga afër pikturat në ekspozitën ‘Gjilani n’retro”, e cila është hapur të enjten, në muzeun e qytetit.

Me këtë rast, Haziri ka shprehur falënderim për nxënësit e shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati”, të cilët, siç tha, e kthyen memorien se si ka qenë Gjilani 50 vite më parë.

“Faleminderit nxënësve e profesorëve të shkollës së artit pamor, që në kuadër të kësaj ekspozite retro, e kthejmë Gjilanin në memorien tonë dhe e pasurojmë për gjeneratat e reja, në mënyrë që ta shohin se si ka qenë qyteti para më shumë se 50 vjetësh”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Nga aty, Haziri ka konfirmuar se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e ndërtimit të muzeut të ri të qytetit, duke vlerësuar se me dy muze, do t’ia japin Gjilanit pasqyrën jo vetëm urbane, por edhe kulturore që e ka.

Në këtë ngjarje ka folur edhe drejtoresha e DKRS në Gjilan, Deniza Limani dhe drejtori i shkollës së mesme të artit pamor “Adem Kastrati”, Roland Masurica, të cilët kanë falënderuar Hazirin për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme.

Ndryshe, ekspozita “Gjilani n’retro” do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 15 janar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.