Haziri: Përmbyllja e procesit, në duart e PDK-së dhe presidentes

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka vlerësuar se partia fituese, në këtë rast, PDK, duhet ta gjejë zgjidhjen. “Iniciativa i takon asaj, e jo neve”, ka thënë Haziri

“Është në dorën dhe përgjegjësinë e ‘partisë së parë’, që ka dalë më 9 qershor apo edhe të presidentes, apo e një autoriteti tjetër, që të merret me zhvillimet, krijimin e situatave të tjera politike që qojnë në përmbylljen e procesit politik, që tashmë na ka lodhur që nga 8 qershori, e që ndërlidhet kryesisht me konstituimin e Kuvendit”, thotë ndër të tjera, në një intervistë për Kosova Sot, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. /kosovasot/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS