FITORJA

Haziri përgëzon zjarrfikësit që nuk ia harxhuan kuletën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Iniciativa e stafit të zjarrfikësve e nisur javë më parë për renovimin e objektit të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, tashmë ka përfunduar.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Halit Rexhepi, ka parë nga afër përfundimin e punëve vullnetare të zjarrfikësve, duke i komplimentuar ata për punën e mirë që e kanë bërë.

“Sot pashë këtu një punë të madhe që keni bërë ju stafi i zjarrfikësve me vetiniciativë. Ky është shembulli më i mirë dhe ju përgëzoj për këtë aksion, meqë është punë vullnetare dhe nuk ka implikime buxhetore. I falënderoj edhe kompanitë gjilanase që kanë kontribuuar në formë të donacioneve për renovimin e këtij objekti dhe në këtë mënyrë e keni më të lehtë veprimtarinë tuaj. Komuna e Gjilanit do t’ju përkrah në mënyrë të vazhdueshme për t’ua lehtësuar punët”, ka thënë kryetari Haziri.

Fundamenti

Në këtë objekt është rregulluar dyshemeja, muret anësore, kuzhina e pjesë të tjera.

Ndryshe, ky nuk është aksioni i vetëm vullnetar i stafit të zjarrfikësve. Muaj më parë, po me iniciativë të stafit të zjarrfikësve, janë rregulluar shkallët para hyrjes së këtij objekti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.