RCCOLA

Haziri përgëzon Vëllezërit Ibishi për investimet në Banjën e Dobërçanit dhe i falënderon për gjenerimin e vendeve të punës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kandidati për Asamble, Bashkim Bislimi, kanë vizituar sot Banjën e Dobërçanit Vëllezërit Ibishi, ku janë pritur nga pronari, Nexhat Ibishi dhe punonjësit aty.

Ibishi ka thënë se ndihen të nderuar me këtë vizitë të kryetarit Haziri, i cili e ka falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Ndërkaq, Haziri tha se është nder që po e viziton dhe po i sheh nga afër sukseset që vijnë si rezultat i investimeve nga puna në Zvicër.

Mobi Casa

“Është nder me e vizitu Banjën e Dobërçanit Vëllezërit Ibishi dhe me e pa zhvillimin e punës së këtij biznesi, si pjesë e investimeve që lidhen kryesisht me punën në Zvicër. Vëllezërit Ibishi kanë dhënë zhvillim e punësim me anë të këtij investimi dhe ne i gëzohemi shumë. Përtej kësaj, e falënderoj Nexhatin për punën dhe angazhimin në fshat në të mirë të komunitetit, sepse Dobërçani tash po shkon drejt mbylljes së infrastrukturës bazike dhe është shembulli më i mirë i bashkëpunimit trepalësh mes Këshillit, shoqatës 17 Shkurti dhe Komunës”, ka thënë Haziri.

#LDKGjilan #LDK160

(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)