Fundamenti

Haziri përgëzon nxënësit e “Xhavit Ahmetit” për artin e shprehur në oborrin e shkollës

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij, ka marrë pjesë në inaugurimin e muraleve të punuara nga nxënësit e shkollës së gjimnazit natyror “Xhavit Ahmeti”, të cilat janë punuar në hapësirën e dedikuar për aktivitetet sportive në oborrin e kësaj shkolle.

Në fjalën e tij kryetari Haziri ka përgëzuar nxënësit për idetë e tyre kreative që kanë shfaqur në mënyrë artistike në këtë pjesë të oborrit të shkollës.

Mobi Casa

“Ky është art i punuar me profesionalizëm të lartë nga nxënësit e kësaj shkolle. Këto punime ishin të ndaluara në kohën e okupimit. Ky është një shembull i mirë që me vepra artistike të shfaqen idetë dhe kreativiteti i nxënësve. Këto punime do të jenë pjesë e kartolinave për festat e fundvitit, që Komuna e Gjilanit do t’i përgatit për t’i uruar festat institucioneve, misioneve diplomatike dhe miqësisë e partnerëve të shumtë që ka Gjilani”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Haziri.

Kurse nxënëset të cilat kanë organizuar këtë projekt janë Valëza Sijarina, Edrena Avdiu, Agon Demiri dhe Diana Rexhepi, të cilat kanë falënderuar organizatën “Fiq”, e cila ka mbështetur dhe financuar këtë projekt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.