Mobi Casa

Haziri: Perceptimi se s’ka opozitë, narrativë e krijuar nga Vetëvendosje

/ 2 minuta lexim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se perceptimi se nuk ka opozitë në Kosovë, është narrativ e krijuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai këtë e ka thënë pasi në studion e “Këndit të Debatit” është kritikuar nga analisti Dritro Arifi për opozitën e LDK-së dhe një reagim jo të duhur nga kjo parti për lëkundjen e raporteve mes Kosovës dhe ShBA-së.

Haziri ka thënë se LDK-ja ruan konsistencën e saj, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, sikurse që kishte arritur të krijojë narrativen që për 20 –vjet në këtë vend nuk është bërë asgjë, tash po thotë se nuk ka opozitë.

RCCOLA

“LDK-ja e ruan një konsistencë, por po më duket që jeni duke rënë në narrativen e Vetëvendosjes, që unë e quaj gracka në Qeverinë e Vetëvendosjes. VV arriti me ndërtuar narrative që 20 vjetët e fundit janë dështim, tani të njëjtën e ka ndërtua narrativen se nuk ka opozitë. Ky perceptim nuk është e vërteta edhe pse njerëzit mund të besojnë ashtu”, ka thënë Haziri.

Ai ka shtuar se ka pakënaqësi të mëdha tek qytetarët dhe zhgënjim me Qeverinë.

Ndryshe në Kosovë, opozita është kritikuar nga njohës të politikës.