FIDANISHTJA

Haziri për zgjedhjen e presidentit: Do të kultivojmë stabilitet politik, Osmani duhet të kthehet në LDK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pasi shpalli kandidaturën për të parin e partisë, tha se LDK-ja do të kontribuoj në stabilitet politik, kur u pyet sa i përket zgjedhjes së presidentit. Tutje ai shtoi se ka ardh koha që Vjosa Osmani të kthehet përsëri në këtë subjekt, raporton Ekonomia Online.

Haziri në një konferencë për medie, tha se roli i LDK-së karshi çështjes së presidentit do të qartësohet pas 15 marsit, kur do të përfundojnë zgjedhjet e brendshme të kësaj parti.“LDK-ja do të vazhdoj të kultivoj stabilitet politik. Rolin tonë do ta qartësojmë pas zgjedhjeve. Ka probleme serioze për shkak të dialogut dhe natyrisht problemet e brendshme. Po LDK-ja si gjithmonë të jetë për stabilitet”, tha Haziri.

Uji Dea

“Kurrë s’e kam pa jashtë LDK-së. Rënia e LDK-së ka ndodhë në kohë të shkurt dhe duhet me pa këtë periudhë kohore ku ka qenë problem. Ka ardh koha me u pajtu edhe m’u kthy në LDK dhe me dhënë kontribut”, u shpreh ai.

Haziri ka thënë se dy kandidatët tjerë për të parin e LDK-së, Anton Quni dhe Lumir Abdixhiku janë koleg të respektuar dhe të njëjtit i ka miq.Tutje, ai shtoi se është kundër një ndarje të brendshme të LDK-së, duke iu referuar deklaratës së Xhafer Tahirit, i cili publikisht tha se e përkrah Abdixhikun në këto zgjedhje.“Nuk kam bërë ekip dhe mekanizëm, unë besoj që e vlefshme është me pas debat të hapur dhe të mos ketë ndarje të brendshme. Me kënd bëhet Xhafa humb, e vërtetë është kjo”, tha tutje ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.