RCCOLA

Haziri për vizitë zyrtare në Strasburg

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Haziri, gjatë vizitës zyrtare, do të ketë takime të shumta me autoritete dhe qytete me të cilat Gjilani ka pasur bashkëpunim si Strasburgu, Lutterbah, Milhusse (France), Ipper (Belgjikë) si dhe qytete nga Zvicra, Austria, Gjermania.

Me ftesë të kryetarit të Kongresit të pushtetit lokal dhe regjional, Harwing Van Staa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri po qëndron në vizitë zyrtare në Srasburg.

Kryetari Harwing Van Staa uroi kryetarin Haziri për zgjedhjet e fundit dhe përgëzoi për kthimin e tij në pushtetin lokal në Kosovë, duke pasur parasysh rolin kritik dhe jashtëzakonisht të madh për pushtetin lokal në Kosovë.

RCCOLA

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin regjional, dhe në veçanti funksionalizimin e bashkëpunimit ndërkufitar Gjilan-Preshevë -Kumanovë, në të cilën janë bashkëpjesëmarrës 17 komuna.

Duke siguruar që Gjilani, si qendra më e madhe e këtij bashkëpunimi dhe shembulli më i mirë i këtij bashkëpunimi, edhe njëherë u vlerësua lartë dhe u konfirmua që çmimi Qytet i Paqes për Gjilanin i garanton brendin për një qytet të paqes, demokracisë, por edhe i mbështetur nga Strasburgu dhe Komisioni Europian, për një zhvillim lokal ekonomik.

Kryetari Haziri, gjatë vizitës zyrtare, do të ketë takime të shumta me autoritete dhe qytete me të cilat Gjilani ka pasur bashkëpunim si Strasburgu, Lutterbah, Milhusse (France), Ipper (Belgjikë) si dhe qytete nga Zvicra, Austria, Gjermania etj./rajonipress/