Fundamenti

Haziri: Për Republikë, kanë derdhur gjakun breza e gjenerata të tëra

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Uroj çdo qytetar kudo që është për 17 Shkurtin, ditën e shpalljes së Republikës së dytë të Kosovës, Republikës formale dhe të pranimit ndërkombëtar pas bisedimeve të Vjenës ka shkruar Lutfi Haziri.

Kjo Republikë vjeneze na gëzon të gjithë neve, por duhet të bëjmë më shumë që shqiptarët e Kosovës Lindore, ajo pjesë e pazgjidhur, të mos harrohet, të jetë në plotninë e saj dhe i gjithë populli ta gëzojë këtë ditë të shenjtë dhe ditë të madhe të lirisë.

UBT

Për Republikë, kanë derdhur gjakun breza e gjenerata të tëra, por në fund besoj që këto 13 vjet, janë një dekadë e më shumë që ne po e gëzojmë dhe po e rrisim Republikën tonë, me dhimbjet e saj, por besoj që kjo do të kalojë në interes të zhvillimit të vendit./rajonipress/