United Hospital

Haziri për rënien e LDK’së: E barti përgjegjësinë sekondare, atë primare e ka udhëheqësi i zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati për kryetar të LDK’së, Lutfi Haziri, thotë se bartë përgjegjësi sekondare sa i përket humbjes së thellë të LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Haziri thotë se përgjegjësinë primare për këtë rënie e merr ai që i udhëheq zgjedhjet, raporton Gazeta Express.

“Unë personalisht barti përgjegjësi sekondare në rezultatin e fundit zgejdhor dhe të parafundit sepse LDK ja ramjen nuk e ka në zgjedhjet e para, por LDK’ja ramjen më të madhe e ka prej 6 tetori 2019. Në asnjë listë prej vitit 2010, Lutfi Haziri nuk ka qenë i kandidum. Aty ku nuk jom unë në listë nuk jap përgjegjësi, se s;jom. Shqetësimet e mija politike i kam pasqyruar. Përgjegjësinë primare e ka ai që e merr përgjegjësin me i udhëheq zgjedhjet gjithmonë”, tha Haziri në Kanal 10.

Sa i përket kandidaturave për kryetar të LDK’së, Haziri tha se nuk sheh rivalitet, pasi sipas tij, ata janë një familje politike dhe brenda familjes nuk ka rivalitete.

Uji Dea

“Brenda LDK’së nuk shoh rivalitete, shoh garë. Ne jem familje politike, brenda familjes nuk ka rivalitete. Unë jam teper modest me diferencu rolin tem. Nëse më pyet se cili është më i mirë se ti, unë them se tretë janë më të mirë se unë”, shtoi Haziri.

Kujtojmë se përveç Hazirit, kandidatë për kryetar të LDK’së, janë edhe Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahen më 14 mars. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.