United Hospital

Haziri: Për LDK rinia është e ardhmja e sigurt e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një mbështetje të madhe për rininë e shkollave të mesme dhe rininë studentore e ka dhënë Lutfi Haziri duke thënë se për LDK-në, e sotmja është e rinisë dhe rinia është e ardhmja e sigurt e Gjilanit.

Pas debatit të suksesshëm të organizuar nga Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, me nxënës, studentë e organizata studentore, FR vazhdon debatin e brendshëm me Kryesinë dhe me strukturat e saj nën udhëheqjen e kryetares Rina Ahmetit.

Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, deputeti Lutfi Haziri, duke i dhënë mbështetje të plotë rinisë, organizimit politik të saj, përfaqësimit të drejtë të të rinjve edhe në garën zgjedhore si dhe mundësinë që vet të rinjtë të jenë bartës të politikave në komunën e Gjilanit.

UBT

Forumi Rinor i LDK-së në Gjilan, ka përgatitur platformën e rinisë për Gjilanin, e cila parasheh ndarjen e sektorit të rinisë si të veçantë, ndërtimin e shtëpisë së rinisë, trefishimin e buxhetit, organizimin e bursave për studentë si dhe stipendive për të rinjtë si dhe subvencione të plota buxhetore për rininë sportive dhe për rininë që merret me kulturë.

Një mbështetje të madhe për rininë e shkollave të mesme dhe rininë studentore e ka dhënë Lutfi Haziri duke thënë se për LDK-në, e sotmja është e rinisë dhe rinia është e ardhmja e sigurt e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.