GRANDEMALL

Haziri: Për herë të parë Kosova nuk ka parti, lëvizje apo grup parlamentar që është anti-dialog

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se parimet e këtyre bisedimeve janë që nuk ka marrëveshje të pjesshme, derisa nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Marrëveshja duhet të jetë juridikisht e qartë”, tha Haziri, një prej protagonistëve edhe në bisedimet e Kosovës në Vjenë, kur diskutohej statusi përfundimtar i Kosovës, që rezultoi me pavarësinë e vendit në vitin 2008.

Haziri deklaroi se bisedimet e nisura që nga koha kur shefe e BE-së për Politike të Jashtme e Siguri ishte baronesha Catherine Ashton, janë përcjellë nga gjuha me dykuptimësi.

“Tani, disa nga këto marrëveshje të propozuara, që po fliten, kanë qenë të propozuara edhe në bisedimet e Vjenës”, tha ai në RTK.

“Është propozuar që Kosovës t’i jepet status i veçantë e jo i qartë, me të cilin Serbia do të pajtohej, që Kosova të integrohej në organizatat ndërkombëtare. Por ajo që e kishte thënë ish- presidenti Ahtisari me gjuhë të plotë e të qartë ishte se ‘nuk ka gjysmë shtatzëni, pra ose duhet të lind një shtet ose nuk do të lind asgjë”.

Megjithatë, Haziri tha se pranimi i Kosovës nga ana e Serbisë po ndodhë, sepse çfarëdo marrëveshje që nënshkruan, është një lloj pranimi indirekt.

FITORJA

Sidoqoftë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për transparencën në bisedimet Kosovë-Serbi, tha se iniciativa të tilla krijojnë një momentum dhe, sipas tij, po shihet se po shkohet drejt një situate krejt të re politike.

“Dhe tashmë kryeministri e ka kuptuar se transparenca është pjesa më e vogël e negociatave karshi atyre që i ka në negociata, sepse nuk janë gjithmonë të hapura, të njohura dhe nuk bëhen shumë publike”, tha Haziri.

Ai deklaroi se sa i përket kësaj pjese, LDK-ja si opozitë e ka kuptuar dhe tani e kupton kryeministrin, sepse e di që dialogu nuk ka alternativë.

“Pra ai e ka mbështetjen”, u shpreh nënkryetari i LDK-së. “Për herë të parë Kosova nuk ka parti politike, lëvizje apo grup parlamentar që është anti-dialog”.

“E për herë të parë nuk kërkohen transkripte të marrëveshjeve, por ato bëhen tani me twitter, ashtu si Borrelli me marrëveshjen e fundit që ka njoftuar me twitter”.

Lutfi Haziri deklaroi se kjo është e vërteta që do të ndodhë në këtë dialog. “E vërteta për marrëveshje gjithëpërfshirëse është më komplekse”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.