Fundamenti

Haziri: Për Gjilanin, 7 javë nga 7 dështime e çdo javë nga 7 skandale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mbajtur sot konferencë për media ku ka paraqitur qëndrimet e Degës përkitazi me keq qeverisjen, dhe dështimet e ekzekutivit të Komunës.

Gjilani nga një qendër zhvillimore është bërë një fshat spanjoll. Imazhi i Komunës sonë ka ra për toke sepse po administrohet, nuk po qeveriset. Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit nuk ka më as guxim të ballafaqohet me Kuvendin Komunal, për shkak të keq qeverisjes, abuzimit me paranë publike, nepotizmit të paparë në punësim, ngecjet së madhe në infrastrukturë, dështimit e lidhjes së rrugëve lokale me rrugët regjionale e stagnimit në çdo resor.

Politika tinëzare është instaluar tash e dy vjet në Gjilan, ka bërë politikë tinëzare me partinë e tyre, me ish-partnerin qeverisës e po mundohet që ta shtrijnë këtë edhe përtej. E keqja e madhe është që politika e ‘mizevirit’, është munduar edhe heronjtë tanë t’i ndajë.

Mobi Casa

Fatkeqësisht kjo komunë e ka shtrirjen e veprimit Gjilan, Podujevë dhe Shtime, duke mos bërë asnjë partneritet me organizatat e fuqishme financiare në Europë dhe SHBA. E kuptueshme ndoshta sepse kur s’ka politika zhvillimore, e bëjnë politikën e mizevirit.

Pas paraqitjes së 50 dështimeve dhe dhjetë skandaleve të ekzekutivit në fundvitin e kaluar, për çdo javë do të vazhdojmë t’i paraqesim dhe t’i elaborojmë një nga një. Edhe ky vit fatkeqësisht do të jetë vit i humbur për Gjilanin, tha kryetari Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.