ARKATANA

Haziri: Peon Sadiku është krenaria e Gjilanit dhe gjithë shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka pritur në një takim pune regjisorin e ri, Peon Sadiku, i cili edhe pse është vetëm 12 vjeçar, Gjilanin dhe Kosovën i ka bërë të njohur me aftësitë e tij në regji, gjë për të cilën Haziri ka thënë se do ta trajtoj meritueshëm përmes Fondit të Ekselencës.

“Peoni është një nxënës që Gjilanin e ka bërë krenar me punën, angazhimin dhe sukseset që ka shënuar në regjinë filmike, por edhe në fushën e këndimit. Familja e tij, shkolla ku ai vazhdon mësimet, Komuna e Gjilanit dhe qytetarët e saj gjithmonë janë krenarë me sukseset e secilit. Veçanërisht kur është fjala për një 12 vjeçar që me veprën e tij, ka hyre në mesin e filmave më të mirë për “Junior Oscar”, të mbajtur vitin e kaluar. Ai ka marrë pjesë edhe në organizime të tjera që na bëjnë të ndjehemi vërtete shumë krenar dhe me fat që e kemi një nxënës të tillë”, ka thënë, mes tjerash, kryetari Lutfi Haziri.

Mobi Casa

E vet Peoni, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen, derisa ka konfirmuar angazhimin maksimal në fushën e inovacionit, filmit, këngës dhe fusha të tjera të ngjashme, për të dëshmuar që edhe përkundër që është shumë i ri në moshë, mund të kontribuoj me sukseset e tij dhe me idetë që ka.

Gjatë të ardhmes, Peoni ka bërë të ditur që do të vazhdoj gjithsesi me punë, që me veprat dhe vlerat e tij të jetë një konkurrues serioz në çdo organizim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.