ARKATANA

Haziri: Penda e Përlepnicës ka arritur nivelin maksimal të mbushjes me ujë të pijshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Task-forca për menaxhimin e thatësisë në Gjilan, e themeluar nga kryetari Lutfi Haziri, më 14 qershor të vitit 2019, ka mbajtur të mërkurën takimin e radhës, ku u bë e ditur se pas reshjeve të fundit, situata me furnizim me ujë të pijshëm është normalizuar, ngase penda e Përlepnicës ka arritur kuotën maksimale prej 30.37 metra thellësi.

Në takim u tha se Komuna e Gjilanit në vitet e fundit ka punuar për zgjidhjen afatmesme të problemit të ujit të pijshëm, duke rezultuar me marrëveshje me Bankën Botërore, përmes projektit multimilionësh “Flows”, i cili pritet të vetëm të ratifikohet në Kuvendin e Republikës.

“Ne kemi punuar me konfidencë dhe partneritet, që Banka Botërore si lidere në këtë program së bashku me Komunën, Hidromoravën dhe Qeverinë, t’i japim zgjidhje afatmesme këtij problemi dhe pastaj zgjidhje afatgjate. Jam I lumtur që kjo është arritur”, ka thënë Haziri.

Fundamenti

Haziri ka apeluar qytetarët që pavarësisht normalizimit të gjendjes, të vazhdojnë ta kursejnë ujin, duke shtuar se kjo tashmë është kulturë në Gjilan.

Në këtë aspekt, kreu i Gjilanit tha se do të vazhdohet me investime në qytet dhe fshatra, ku janë të përfshira Komuna, KRU Hidromorava dhe Qeveria e Zvicrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.