UBT

Haziri: Patriotët e kësaj ane, Gjilanin e kanë vendos në hartën e madhe të gjeografisë politike

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Të dielën në Gjilan është zhvilluar nata e dytë e Festivalit të këngës dhe valleve “Gurra popullore”, që është mbajtur në kuadër të manifestimeve kushtuar ditëve të lirës, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili duke i përshëndetur ansamblet nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës dhe Turqia, ka thënë se këto janë festat e Gjilanit, për të cilën kanë derdhur gjak shumë patriotë të kësaj ane. Ne sot dalim të lirë për të shijuar këtë mbrëmje të madhe të lirisë së Gjilanit, falë gjakut të tyre, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka theksuar se këtë mbrëmje, në veçanti e bën të madhërishme prania e Rexhep Krivaçës nga Bursa e Turqisë si dhe ansamblit “Osman Gazi” nga Bursa.

Haziri ka thënë më tutje se këtë mbrëmje dhe tërë aktivitetet e kësaj jave ua kushtojmë dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë atyre që luftuan për liri e në veçanti i kujtojmë figurat e mëdha të kombit tonë, që Gjilanit i kanë bërë emër, siç është Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Agim Ramadani dhe bashkëluftëtarët e gjallë të tyre, siç është sot njëri prej tyre mes nesh, Bekim Arifi.

“Këta djem, Gjilanin e kanë vendos në hartën e madhe të gjeografisë politike të shqiptarëve në Ballkan”, ka thënë Haziri.

ARKATANA

Ai ka thënë se ne sot i kujtojmë dhe nuk i harrojmë kurrë edhe dëshmorët e Kumanovës, të cilët dhanë jetën në mënyrën më të vrazhdë dhe do t`i vendosin në radhën e atyre që dhanë jetën për lirinë e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë.

Duke folur për obligimet tona, kryetari Haziri ka thënë se ne duhet të punojmë sa më shumë për Gjilanin dhe për vendin tonë. “Lus zotin që çdo familje shqiptare të ketë mirëqenie dhe t`i gëzojë ditët e lirisë”, ka thënë Haziri.

Festivali ka vazhduar me paraqitjen e ansambleve pjesëmarrëse, ku juria profesionale do të bëjë edhe përzgjedhjen e më të mirëve, ndërkohë që Komuna e Gjilanit do të ndajë mirënjohje për më të mirët e vitit në kulturë.

Manifestimet për ditët e lirisë, përmbyllen të hënën, me seancën solemne të Kuvendit Komunal, ku do të bëhet i ditur edhe fituesi i çmimit të sivjetmë “Beqir Musliu”, që e ndan kryetari i Komunës, për arritje në letërsi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.