Fidanishtja

Haziri: Pas 550 vjetëve, motivi, lufta dhe kryengritja jonë ka qenë e lidhur me Skënderbeun

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Me orën letrare dhe me këngë të interpretuar nga artistët gjilanas, ka nisur sot shënimi i Vitit Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në 550 – vjetorin vdekjes së heroit të shqiptarëve dhe festës së Flamurit.

Kryetari Lutfi Haziri, nën përkujdesjen e të cilit po mbahen këto aktivitete, tha se pas 550 vjetëve, motivi, lufta dhe kryengritja jonë ka qenë e lidhur me Skënderbeun

“Jo vetëm i vlerësuar nga qarqet perëndimore si mbrojtës i madh i vlera europerëndimore dhe të krishterizmit në kohën e tij, por Skënderbeu inspiroi dhe motivoi që edhe pas 550 viteve të kenë një komb me dy shtete duke qenë faktor. Pas 550 vjetëve, motivi, lufta dhe kryengritja e jonë në dekada dhe histori ka qenë e lidhur me Skënderbeun. Dhjetëra aktivitetet kulturore që do t`i organizojmë për tri ditë me radhë janë pak për ta respektuar kontributin e gjeneratave dhe kryengritësve”, ka thënë Haziri.

KKGJILAN

Më pas janë lexuar poezi nga aktori Avni Shkodra, “Profili i Skënderbeut” e “Ushton gryka e Kaçanikut”, kumtesë nga Kushtrim Jakupi “Skënderbeu në këngë”, për të vazhduar me këngët “O vendi im” dhe “ Arbëreshët” interpretuar nga Elona Sadiku dhe Besa Krasniqi “Moj e bukur Arbëri”.

Ndërsa, në ora 16:00 në bibliotekën e qytetit bëhet përurimi i librit për Idriz Seferit “Një jetë për Shqipëri”. /rajonipress/