GRANDEMALL

Haziri: Pas 1 dhjetorit gjilanasit më nuk do të shohin afera korruptive

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Për ta bërë fitoren e Lutfi Hazirit edhe më spektakulare u përkujdesën edhe fshatrat: Përlepnicë, Kmetovc, Verbicë e Kmetovcit dhe Shillovë, të cilët kanë organizuar tubim madhështorë.

Në këtë tubim ishte i pranishëm veprimtari Isa Maliqi, deputetja Lirije Kajtazi, familjet e dëshmorëve të kombit Zija Shemsiut dhe Xhavit Ahmetit si dhe veprimtarë e aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Tubimin e hapi përfaqësuesi i këtyre nëndegëve, Driton Rexhepi, i cili tha se është kthyer besimi i madh i qytetarëve në mbështetjen për LDK-në, duke e zgjedhur njeriun e dëshmuar, politikanin me përmasa ndërkombëtare – Lutfi Hazirin.

Para qindra të pranishmëve, fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit, Lutfi Haziri, tha se pas 1 dhjetorit gjilanasit më nuk do të shohin afera korruptive.

Fundamenti

“Pas 1 dhjetorit nuk do të shihni afera të korrupsionit. 3 nëntori na ka bërë me nderë, na ka bërë fitues të mëdhenj dhe ky besim përkthehet me punë, përgjegjësi, përkulje, respekt e falënderim. Arroganca e pushtetit, menaxhimi i keq i kuletës së popullit, klientalizmi partiak, humbja e vlerave që lidhet me familjen, me dëshmorët, pleqtë, gratë, të rinjtë e të rejat etj, ka bërë që populli të na jep besimin dhe për këtë ju falënderoj sinqerisht” pohoi kryetari Haziri.

Kryetari Haziri ka shtuar se i pari i qeverisë nuk ka alternativë tjetër, por t’i paguaj borxhet që i ka krijuar në komunën e Gjilanit.

“I pari i qeverisë mund të vije edhe 50 herë brenda javës, por s’ka alternativë tjetër: do t’i paguaj borxhet dhe do t’i paguaj borxhet. Askund nuk është investuar as për së afërmi me nevojat e qytetarëve. Krejt çka kanë bërë ata është harrnimi. Ata i kanë varfëruar familjet, ndërsa vetë janë pasuruar. Ne do ta ulim tatimin në pronë, taksën fillestare komunale etj. Ne poashtu do t’u ndihmojmë familjeve, duke u siguruar bursa dinjitoze për studentë, duke ua dhënë farën, naftën, plehun dhe korrjen falas. 50 për qind te buxhetit do ta ndajmë për bujqësinë”, është shprehur njeriu që e ktheu shpresën në Gjilan, Lutfi Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.