FIDANISHTJA

Haziri: Paraqitja e Haradinajt në Bruksel, populizëm për konsum të brendshëm politik

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sot është anuluar konferenca për shtyp e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe përfaqësueses së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, pas mbledhjes së tretë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel. Deri te anulimi i konferencës erdhi pas një përplasje të ashpër mes Haradinajt dhe Mogherinit.

Lidhur me këtë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë që nuk ka qenë nevoja të anulohet kjo konferencë pasi është hera e dytë që po ndodh kjo, gjë e cila mund të sjell pasoja për Kosovën.

“Kjo paraqitje e sotshme është populizëm për konsum të brendshëm politik, që dikujt mund t’i pëlqejë në Kosovë, por tregon për marrëdhënie jo të mira midis BE-së dhe Qeverisë Haradinaj që po i anulohen konferencat e përbashkëta”, tha Haziri në Info Magazine të Klan Kosova.

FITORJA

“Nuk kemi nevojë të sillemi me inat për shkak të padrejtësisë për liberalizimin e vizave karshi BE-së, pasi ne inatin e kemi me Serbinë”.

“Na duhet një raport aktiv i bashkëpunimit pasi ata janë partnerët më të mëdhenj, dhe sot ka qenë dita për t’i diskutuar rezultatet dhe të nënvizohen të gjitha çështjet por në radhë të parë është dashur të shikohet interesi i Kosovs”.

“Agonia e vizave do të vazhdojë pasi jemi prag të zgjedhjeve parlamentare që priten të ndodhin në BE-së ku pritet që të vijnë struktura të reja në BE por Evropa reagon në parime të tilla, dhe reagon më ngadalë është më burokratike se SHBA-ja që pasi ata janë më pragmatikë”, tha Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.