FITORJA

Haziri: Para veprave të dëshmorëve e martirëve ne gjithmonë jemi të vegjël

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot i përkujtojmë martirët e kësaj ane dhe i falënderojmë ata e familjet e tyre për këtë sakrificë sepse ata dhanë gjënë më të shtrenjtë për lirinë e popullit të Kosovës. Ata e mbron pragun e shtëpisë së tyre dhe ajo rezistencë dhe intervenimi i NATO-s u bënë shkas për të fituar lirinë dhe pavarësisë e Kosovës. Ne e kemi për obligim të kujdesemi për familjet e të martirëve dhe dëshmorëve. Para veprave të dëshmorëve e martirëve ne gjithmonë ndihemi të vegjël ka thënë Lutfi Haziri në manifestimin përkutjimor të mbajtur në Zhegër.

Në shkollën fillore që e mban emrin e dëshmorit Agim Ramadani në Zhegër, është mbajtur sot një manifestim përkujtimor kushtuar martirëve të Grykës së Karadakut, të cilët u vranë nga forcat militare e paramilitare serbe në mbrojtje të pragut të shtëpisë më 30 mars të vitit 1999.

Në këtë manifestim ishte i pranishëm kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri me drejtorët komunal, si dhe përfaqësues nga jeta politike, e shoqërore, veprimtar e aktivist të Gjilanit.

Kryetari i aktivit në Zhegrës, Rrahman Agushi, ka thënë se ky përvjetor na ka bashkuar gjithmonë pa dallim partie dhe përkatësie fetare, që të jemi bashkë më familjarët në këto ditë të rënda, ku të gjithë kthejmë memorien dhe i përkujtojmë tmerret që i përjetuan familjet tona.

Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se falë martirëve e dëshmorëve tanë ne sot po e gëzojmë lirinë e Kosovës. Ai tha se para veprave të dëshmorëve e martirëve ne gjithmonë jemi të vegjël.

Uji Dea

“Sot i përkujtojmë martirët e kësaj ane dhe i falënderojmë ata e familjet e tyre për këtë sakrificë sepse ata dhanë gjënë më të shtrenjtë për lirinë e popullit të Kosovës. Ata e mbron pragun e shtëpisë së tyre dhe ajo rezistencë dhe intervenimi i NATO-s u bënë shkas për të fituar lirinë dhe pavarësisë e Kosovës. Ne e kemi për obligim të kujdesemi për familjet e të martirëve dhe dëshmorëve. Para veprave të dëshmorëve e martirëve ne gjithmonë ndihemi të vegjël”, tha Haziri.

Në emër të familjeve të të rënëve për liri foli Tahir Tahiri, i cili tha se me dhembje e kujtojmë këtë ngjarje, por në të njëjtën kohë edhe me krenari, pasi që martirët e kësaj ane u flijuan për të gëzuar ditët që sot po jetojmë.

Ai kërkoi mbështetje institucionale për familjet e tyre, pasi sipas tij, deri me tash ka munguar.

Një fjalë rasti pati edhe shkrimtari i Karadakut, Sabit Rrustemi, i cili theksoi se ky përvjetor le të na mobilizojë, në rend të parë për t’i vu para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre martirëve, gjë që nuk është bërë deri tash, përkundër një padie të ushtruar si dhe kërkesës së vazhdueshme.

Në fund, për të begatuar këtë manifestim, nxënësit e shkollës fillore “Agim Ramadani” shfaqën një program, me theks të veçantë recituan poezi patriotike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.