UBT

Haziri para konventës së dhjetë të LDK-së: Të mblidhemi së bashku për lidershipin e për Rrugën e Re për të ardhmen

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar një ditë para mbajtjes së konventës së dhjetë të LDK-së.

Haziri ka ftuar anëtarët e LDK-së të marrin pjesë në konventë, transmeton Telegrafi.

“19 nëntori i demokratëve e rugovistëve, atyre që lidhën besë e krijuan shpresë për Republikën. Të mblidhemi së bashku për Lidershipin e për Rrugën e Re për të ardhmen”, thotë Haziri.

Ndryshe, të dielën Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë kuvendin e dhjetë.

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku kundërkandidat për drejtimin e partisë do të ketë Faton Bislimin.

RCCOLA

Kujtojmë se Abdixhiku kishte marrë drejtimin e partisë më 14 mars, 2021.

Abdixhiku në vitin 2021 kishte përballë edhe dy kandidatë tjerë për kryetar të LDK-së, nënkryetarin, Lutfi Haziri dhe anëtarin e kryesisë, Besian Mustafën.

Në garën për kryetar të ri të LDK-së, kandidaturën e kishte shpallur edhe nënkryetari i kësaj partie, Anton Quni, por pak para nisjes së kuvendit, ai ishte tërheq nga gara për kreun e partisë.

Abdixhiku kishte marrë 191 votave të 328 delegatëve të këtij kuvendi, zgjedhja e kryetarit të ri të LDK-së ishte bërë me vota të fshehta. /Telegrafi/