GRANDEMALL

Haziri: Paqja jonë është shkruar me gjakun dëshmorëve, heronjve dhe martirëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve institucionet komunale në krye me Lutfi Hazirin, kanë nisur sot shënimin e Ditës së Çlirimit të Gjilanit.

“20 vite më herët, Gjilani është zgjuar me shpresën e realizimit të ëndrrës për liri. I falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në gjenerata, dekada e shekuj për këtë ditë, por edhe mbështetjen e ushtarëve si Legjioni i Parë Francez që ka hyrë në Gjilan dhe është vendosur në shkollën “Abaz Ajeti” dhe marina amerikane me ushtri që është vendosur në shkollën “Selami Hallaqi”, ka thënë pas homazheve kreu ni Gjilanit, Lutfi Haziri.

FITORJA

Haziri tha se ne të gjallët duhet të punojmë që ta nderojmë paqen dhe jetën me mundësi të barabarta për të gjithë dhe ta duam Republikën ashtu siç e deshën ata që e ndërtuan.

“Më 15 qershor kanë marshuar edhe ushtarët UÇK’së dhe kanë dalë në detyrë të gjithë ata njerëz që kanë kontribuar dhe kanë filluar ta rindërtojnë paqen në Gjilan. Lavdia iu shkon familjeve të dëshmorëve që i dhanë djemtë dhe vajzat e tyre më të mirë për liri. Sakrifica deri në realizimin e lirisë ka qenë e madhe, e përgjakshme dhe paqja jonë është shkruar me gjakun e tyre. Ne të gjallët duhet të punojmë që ta nderojmë paqen, jetën me mundësi të barabarta për të gjithë dhe ta duam Republikën ashtu siç e deshën ata që e ndërtuan”, tha Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.