United Hospital

Haziri panelist në Paris: Një Gjilan i dytë është krijuar në Europë!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Asociacionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA), ka organizuar sot në Paris të Francës një tryezë me temën “Marrëdhëniet ndërmjet Francës dhe Ballkanit – rast i veçantë Kosova”, ku në mesin e panelistëve ka qenë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në tryezën, e cila ka zgjuar interesim të madh të të pranishmëve, kryetari Haziri tha se partneriteti i Kosovës, përkatësisht Gjilanit me Francën, daton që nga viti 1995, kur nën organizim të Asociacionit “Kosova e Ansambël” të cilin e udhëhoqi me sukses veprimtari Ilir Mustafa dhe lëvizjes MAN, u bë e mundur që të kemi vizita e takime të ndërsjellta mes përfaqësuesve të Kosovës dhe shtetit francez.

Haziri tha se ky Asociacion dhe lëvizja MAN, përmes konferencave dhe artikujve të rëndësishëm, sensibilizuan opinionit publik, politik dhe institucionet ndërkombëtare mbi krizën në Kosovë, përfshirë edhe Parlamentin Europian dhe Këshillin e Europës.

Uji Dea

Ai e ka vlerësuar tejet të rëndësishme hapjen e zyrës së ALDA-s në Gjilan në vitin 2004, derisa ka falënderuar Ilir Mustafa, Jean-Iv Carlen, Stev Duchan, Roger Winterhauter e shumë të tjerë, që i kanë dhënë kuptim kësaj marrëveshje dhe formës unike të bashkëpunimit në nivel lokal dhe regjional.

“Partneriteti Gjilan-Lutterbah-Strasburg, veprimi i jashtëzakonshëm i lëvizjes MAN dhe shoqatës “Kosova Ansambël”, me mbështetje dhe solidaritet që kanë treguar për Gjilanin në periudha të ndryshme, siç është shkëmbimi i nxënësve, profesorëve, mjekëve, pastaj mbështetja e madhe edhe për të zhvendosurit dhe refugjatët, mbështetja për kauzën që ka ardhur nga regjioni i Strasburgut për Gjilanin, e bënë unik formën e bashkëpunimit në mes të Gjilanit dhe Luterbahut, pikërisht në 20-vjetorin e themelimit të këtij bashkëpunimi 1996-2016”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri ka përmendur faktin në Europë është Gjilani i dytë me përfaqësim të mbi 30 për qind të qytetarëve të saj, në shtete të ndryshme të BE-së.
“Në Europë kemi prezent Gjilanin e dytë. Në shtete të ndryshme të BE-së, ne kemi mbi 30 për qind të popullsisë sonë. Ky komunitet që ka migruar para 40 vjetëve e më shumë, sot janë të integruar në jetën shoqërore, institucionale, arsimore, shëndetësore, politike, ekonomike”, ka potencuar kryetari Haziri në tryezën e organizuar nga ALDA./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.