GRANDEMALL

Haziri: Pakoja e dytë e masave ndaj Kosovës është përgatitur, Qeveria është në dijeni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka deklaruar se kryeministri i vendit Albin Kurti dhe Qeveria e tij kanë “hy në lloç të gjallë deri në fyt” me Marrëveshjen e Ohrit.

Haziri tha se është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të tregoj se pse e ka futur vendin në masa të kufizimit nga Bashkimi Evropian, pasi sipas Hazirit, tashmë është fuqizuar edhe pakoja e dytë e sanksioneve e që siç tha ai, do të jetë katastrofale për të ardhmen e Kosovës.

“E rëndësishme është që Qeveria me tregu çka keni abuzu që tani Kosovën ju po e vendosni në masa të kufizimit, sepse pako e dytë do të jetë mos të them katastrofale se është e butë, për të ardhmen e Kosovës do të jetë mortale. Pakoja e dytë është e përgatitur dhe Qeveria e Kosovës është e njoftuar për fuqizimin e pakos së dytë ata po flasin për lehtësimin e pakos së parë. Është manipulative me fol për lehtësimin nga pakoja e parë kur nuk e kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për me i përmbushë obligimet që i ka ndaj marrëveshjes së tij të Ohrit që e ka realizu me ndërmjetësit ndërkombëtarë”, tha ai.

Mobi Casa

Sipas Hazirit është marrëveshja Kurti – Vuçiq e cila sipas tij, është baza kryesore e vendosjes së masave ndaj Qeverisë.

“Është marrëveshja Kurti – Vuçiq që është baza kryesore e vendosjes së masave ndaj Qeverisë dhe marrëveshja i adresohet atij, nuk ka tash me thënë jo është marrëveshja e vitit 2015, jo marrëveshja e vitit 2013. Tani shpëtimin po e gjenë në marrëveshjen e vitit 2015 dhe 2013. Ky kryeministër dhe kjo qeveri shpëtimin e vet janë duke e kërku në këto dy marrëveshje ndërsa po harrojnë që kanë hy në lloq të gjallë deri në fyt me marrëveshjen e 18 marsit në Ohër “, shtoi ai. /Teve1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.