FITORJA

Haziri: Paguam borxhe në vlerë të 2 milionë eurove

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nga të hyrat buxhetore janë paguar borxhe në vlerë 1985402 euro, shumë kjo që e rëndon buxhetin e këtij viti, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.

Kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë këtë të premte se komuna e Gjilanit ka vënë një disiplinë buxhetore dhe se po paguan borxhe për atë që të tjerët hëngrën vjet e parvjet.

Haziri tha se nga të hyrat buxhetore janë paguar borxhe në vlerë 1985402 euro, shumë kjo që e rëndon buxhetin e këtij viti. Haziri, tha se pagesa e borxheve po ka impakt në investimet e sivjetme, kurse qeverisjen e kaluar e ka cilësuar administratë të papërgjegjshme me borxhe të çuditshme.

Eco Higjiena

“Ne kemi shpenzime të vogla dhe jemi në një dietë të ashpër”, ka thënë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, që ka thënë se edhe qytetarët vazhdojnë t’i kenë borxh komunës së Gjilanit, dikur rreth 9 milionë euro. “Ne po mundohemi që mos të prekim kuletën e qytetarëve”, ka thënë Haziri, që ka shtuar se borxhet e qytetarëve ndaj komunës kanë mbetur në nivelin e njëjtë si më parë.

Haziri, ka thënë se presin shumë nga qarkorja buxhetore e 15 tetorit, ku pritet të përmirësohen kufijtë buxhetorë. Ai ka kërkuar që qeveria t’i kthejë Gjilanit 15 milionë euro. “Kushdo që t’a merr qeverinë Gjilanit duhet t’i kthejë këto të holla”, ka thënë Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.