Hidromorava

Haziri: Nuk u frikësohem kandidaturave të PDK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lutfi Haziri ende ka hamendje nëse do të kandidohet për kryetar të Gjilanit. Thotë se kandidaturën e tij po e diskuton me degën e LDK-së në Gjilan dhe gjithçka dihet gjatë muajit qershor. Por nëse do të kandidohej thotë se nuk ka frikë nga kandidatët e PDK-së edhe pse e pranon se gara për kryetar të Gjilanit ka me qenë serioze.

E ka thënë goja e Isa Mustafës, por ende nuk është thënë nga vet Lutfi Haziri. Isa Mustafa u kishte thënë LDK-së në Gjilan se nëse doni që Lutfi Haziri të jetë kryetar i Gjilanit, ne mund tua sjellim nga Prishtina , në mënyrë që ai të qeverisë me Gjilanin.

Por këto fjalë vazhdojnë të mbesin vetëm nga goja e Isa Mustafës. Lutfi Haziri ende ka hamendje nëse do të jetë kandidatë për kryetar të Gjilanit. Për rajonipress Haziri tha se gjithçka mund dihet në muajin qershor sepse po diskutohet me degën e LDK-së dhe anëtarësinë.”Normalisht unë nuk i iki obligimeve dhe përgjegjësive, por ende skam vendosur sepse jam në konsultime me miqtë e mi dhe aktivistët e LDK-së” tha Haziri.

FIDANISHTJA

I pari i LDK-së në Gjilan i cili gëzon një autoritet të pakontestueshëm brenda LDK-së tha se zgjedhjet lokale janë mundësia e vetme e madhe për ndryshime të mëdha në Anamoravë.”Gara për të parin e Gjilanit ka me qenë serioze dhe e vështirë dhe natyrisht që kandidati i LDK-së do ta ndryshojë për të mirë qeverisjen në Gjilan. Në LDK po analizohen kujdesshëm kandidaturat edhe në nivel Kosove në mënyrë që kryetarët e ardhshëm të komunave të jenë përfaqësues të denjë të qytetarëve” tha Haziri.

Haziri megjithatë nuk ka frik nga kandidaturat e paraqitura deri tani nga subjektet tjera politike e aq më pak nga kandidatët e PDK-së. “Nuk pres rivalitet nga asnjëri kandidatë i PDK-së në Gjilan sepse ata kanë abuzuar me pushtetin, kanë keqpërdorur me ligjin dhe fondet dhe kanë mashtruar qytetarët. Thjeshtë asnjë premtim nuk e kanë përmbushur. Unë jam praktikë dhe do të jem në shërbim të qytetarëve në çdo kohë” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.