RCCOLA

Haziri: Nuk merrem me fosilet politike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri në një fjalim që ka mbajtur para këshilltareve komunal ka thënë se ky vit ishte i suksesshëm dhe me shumë sfida të ndryshme. Haziri ka thënë se fatkeqësisht Kuvendin e kanë përcjellur retorika e njëjtë, insinuata, kualifikime të ndryshme. Për Sergjan Mitroviqin tha se nuk merret me fosilet e tilla politike.

Lutfi Haziri kryetar i Gjilanit në një adresim që i ka bërë këshilltarëve komunal ka thënë se ndihet krenar për punën që e ka bërë për këto dy vite.

Fundamenti

Haziri tha se ky vit ishte i rëndësishëm i suksesshëm dhe me sfida të ndryshme. “Temat që e kanë përcjellur Kuvendin është retorik e njëjtë, insinuata, kualifikime që bazohen në prapavijë politike dhe jo në interes të qytetarëve. Kuvendi është përfaqësues i qytetarëve edhe pse ky vit nuk është shumë për tu lavdëruar. Unë i japi llogari qytetarëve kurse raportin me Kuvend e kam të rregulluar me ligj”.

Haziri ndërkaq duke folur për Serrgjan Mitroviqin tha se nuk merret me fosile politike. “Unë nuk brengosëm prej rivalëve dhe nuk frikohem me konkurrues sërish e aq më pak prej falangave që ma zënë vendin. Jam krenar përkundër modestisë sime” ka thënë Haziri./rajonipress/