Uji Dea

Haziri: Nuk kemi burim të ri të infeksionit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Lajmi i mirë është që i prekuri është person kontakti me familjen që ka qenë e infektuar më herët. Pra, nuk kemi burim të ri të infeksionit, por që duhet pasur kujdes dhe assesi nuk duhet pasur kontakt me 27 personat që aktualisht janë në vetizolim ka thënë Lutfi Haziri.

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit

Uji Dea

#Dita79. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë na njoftoi për një rast të ri të infeksionit me #Covid19, në Përlepnicë. Por, lajmi i mirë është që i prekuri është person kontakti me familjen që ka qenë e infektuar më herët. Pra, nuk kemi burim të ri të infeksionit, por që duhet pasur kujdes dhe assesi nuk duhet pasur kontakt me 27 personat që aktualisht janë në vetizolim.

Ndërkohë, meqë janë hapur xhamitë, apeloj që nesër, në ditë xhumaje, t’i respektoni në formë strikte rekomandimet e IKSHP. Vetëm duke qenë lojal në rekomandimet e profesionistëve, e preventojmë përhapjen e #Covid19. Ju faleminderit shumë!