Eko Higjiena

Haziri: Nuk ka zgjedhje të jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, por sipas tij, këto të fundit do të mbahen ashtu siç parasheh kalendari zgjedhor, pra në qershor të vitit 2018.

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për funksionimin e Qeverisë dhe për mundësinë e mbajtjeve së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Haziri ka thënë se opozita mban përgjegjësinë më të madhe që Qeveria ka dështuar t’i kalojë disa procese shtetërore, dhe me përjashtim të këtyre, Qeveria ka arritur të funksionojë mirë në zgjidhjen e problemeve ekonomike.

ARKATANA

Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, por sipas tij, këto të fundit do të mbahen ashtu siç parasheh kalendari zgjedhor, pra në qershor të vitit 2018.

Kryetari i Gjilanit ka thënë në “Komiteti Qendror” se përkundër disa zërave brenda Partisë Demokratike të Kosovës, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë as kërkesë zyrtare e partive në koalicion, e as që i jepet mundësi kësaj. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.