Eko Higjiena

Haziri nuk heq dorë: Janë gjetur mbi 9.6 milionë euro borxhe

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lidhur me deklaratën e sotme të ish-kryetarit të Gjilanit, Qemajl Mustafa, në vend të reagimit, po e japim këtë sqarim për publikun: Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, nuk ka shtuar bash asgjë se sa realiteti i hidhur në të cilin e ka gjetur Komunën e Gjilanit që nga marrja e mandatit më 24 dhjetor 2013.

Po e ritheksojmë se kryetari Haziri e ka gjetur komunën e Gjilanit me mbi 9.6 milionë euro borxhe të trashëguara dhe tejkalim të stafit të punëtorëve, e të cilat po i paraqesim në detaje.

Nga 9.6 milionë euro borxhe që i ka zbardhur në detaje Drejtoria për Buxhet dhe Financa, 4,112,627.98 janë nga raporti financiar, 2,903,510.15 janë obligime kontigjente, 1.961.984, 00 euro janë nga vlerësimi i fazës dytë të Lumit Mirusha prej Hotel Kristal deri te rruga qarkore i vlerësuar nga SHPK IMMOBILIA Prishtinë (e autorizuar nga Ministria e Financave) dhe 678.898,69 euro për “hartimin dhe vlerësimin e paramasave për shtruarjen e rrugëve me zhavor në fshatrat Verbicë dhe Zhegoc”. Të gjitha së bashku kapin shifrën e 9.657.020.82 euro borxhe të trashëguara.

Fundamenti

Nga ky borxh, 314.385.04 janë për dreka zyrtare, ndërsa 133.906 janë për ushqim dhe pije, që së bashku bëjnë 448.291.04 euro, e nëse përpjesëtohen me 288 ditë pune, i bie që janë shpenzuar 1556.56 euro në ditë për dreka zyrtare, ushqim dhe pije.

Ndërsa, përmes firmës “Fadil Sinani” në Komunën e Gjilanit kanë punuar 30 punëtorë shtesë, në kuadër të blerjes së shërbimeve, të cilës kompani, kryetari Lutfi Haziri ia ka shkëputur kontratën më 30 janar 2014, pasi këta punëtorë, për shërbimet që ofron Komuna, nuk kanë qenë të nevojshëm.

Komuna e Gjilanit edhe përkundër këtyre gjetjeve është konsoliduar dhe po funksionon normalisht thuhet në reagimin e Hazirit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.