Uji Dea

Haziri: Nuk e meriton Gjilani një katandisje të këtillë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Besoj shumë që të gjithë ata që votuan për ndryshim gjithnjë e më tepër, po e shohin se ky nuk është ndryshimi i dëshiruar, po dështimi tjetër i radhës thotë Sokol Haziri nga Grupi Qytetar për Vetëqeverisje në Gjilan.

Sokol Haziri mendon se në Gjilan aktualisht kemi një formulë të çuditshme meqë në Asamblenë Komunale “qeverisë opozita”.

“Krahas një amullie në qeverisjen komunale që manifestohet përmes ekzekutivit tanimë kemi edhe një situatë ku në Asamblenë komunale “qeverisë opozita”. Kjo situatë edhe më shumë se sa delikate është konfuze dhe absolutisht e pa dobi për qytetarët e komunës sonë. Vlerësojmë se një mandat qeverisës po ikën kot. Deficite të mëdha profesionale dhe të eksperiencës e mbase edhe të dëshirës vullnetit e dijes karakterizojnë ketë pushtet lokal. Andaj të gjitha dështimet për ne nga kjo qeverisje kanë qene dhe janë të pritshme” tha Haziri për rajonipress.

Eco Higjiena

Haziri mendon se është koha e fundit që partitë politike, që vërtet ia duan të mirën komunës së tyre të manifestojnë opozitarizëm real dhe pse jo edhe të koordinuar.

“Natyrisht jo për inate, por për të mirën dhe interesin qytetar sepse nuk e meriton Gjilani një katandisje të këtillë. Është i pritshëm dhe mbase shumë i nevojshëm reagimi qytetar dhe opozitar. Besoj shumë që të gjithë ata që votuan për ndryshim gjithnjë e më tepër, po e shohin se ky nuk është ndryshimi i dëshiruar, po dështimi tjetër i radhës” tha Sokol Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.