RCCOLA

Haziri: Nominimi i Aurita Agushit si aktorja më e mirë në Manhattan, i ka bërë nder Gjilanit dhe Kosovës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka përgëzuar aktoren nga ky qytet, Aurita Agushin, e cila është nominuar si aktorja më e mirë e Manhattan Short Festival.

“Nominimi i Auritës në këtë festival prestigjioz botëror është nder për Gjilanin dhe Kosovën. Unë e përgëzoj dhe i uroj shumë suksese edhe në të ardhmen, duke na bërë krenar të gjithëve”, ka thënë Haziri.

Eco Higjiena

Përndryshe, Manhattan Short Festival është një parakualifikim për ngjarjen më të pritur të vitit në fushën e kinematografisë, çmimet Oscar./rajonipress/