Eko Higjiena

Haziri njëri prej mbikëqyrësve të implementimit të marrëveshjes PDK-LDK…

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lutfi Haziri ka kërkuar që t’i lihen 100 ditë Qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa para se kjo të vlerësohet. Sipas tij, pas kësaj kohe opozita dhe të tjerët mund të flasin lidhur me qeverisjen e Mustafës.

Haziri tha se do të jetë një nga mbikëqyrësit e implementimit të marrëveshjes në mes të PDK’së dhe LDK’së .

Eco Higjiena

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

Është praktikë kudo në botën demokratike që çdo qeverie të formuar t’i lihen 100 ditë për të parë performancën dhe rezultatet, e mandej të vlerësohet, qoftë nga opozita, qoftë nga të tjerët. Po ua rikujtoj se unë kam qenë zëvendëskryeministër dhe ministër në dy qeveri të Kosovës, ndërsa tash jam njëri nga mbikëqyrësit e LDK-së për implementimin e marrëveshjes qeverisëse. Unë jam zgjedhur kryetar me 60 për qind të votave të qytetarëve të Gjilanit për të qeverisur me duar të pastra, dyer të hapura dhe për ta kthyer kujdesin e qeverisë ndaj Gjilanit në investime. Me vetë faktin që kryeministri i Kosovës në ekspozenë tij në Kuvend, e përmendi ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, tregon për një kthim të kujdesit në investime për qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës. Do të vazhdoj të jem kërkues ndaj qeverisë, në mënyrë që të financoj projektet e rëndësisë së veçantë në Gjilan, për t’ua kthyer dinjitetin qytetarëve tanë. Do të vazhdoj të jem po ai që kam qenë: Gjilanasi për Gjilanasit! LH