FIDANISHTJA

Haziri: Njerëzit e artit do t’i përkrah me gjithë kapacitetin tim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka patur sot në një takim miqësor aktoren e njohur të Shqipërisë Rajmonda Bulku, e cila është kryetare e jurisë së festivalit të dramës në kuadër të festivalit “Flaka e Janarit”, e cila shoqërohej edhe nga Josif Papagjoni, Nebi Islami si dhe nga dramaturgu Jahi Jahiu.

Të gjithë të pranishmit i uruan kryetarit Haziri për marrjen e detyrës, ndërsa shprehën gëzimin që ky i fundit tashmë është konfirmuar si kryetar i Gjilanit. Ata pohuan se tashmë sektori i kulturës e artit me ardhjen e kryetarit Haziri do të jetë në nivel shumë të lartë, marrë parasysh përvojën e tij të madhe në të gjitha nivelet qeverisëse.

“Ju urojmë përzemërsisht dhe me dashuri të madhe për marrjen e detyrës së kryetarit të Komunës. Jemi gëzuar që je kthyer në mënyrë triumfale. Kthimi në Gjilan, tregon se ky popull të do dhe mezi ka pritur që ju t’i ktheheni Gjilanit”, tha me këtë rast regjisori Nebi Islami.

ARKATANA

Kryetari Haziri ka falënderuar ata për vizitën, derisa ka rikonfirmuar vullnetin e tij që sektori i kulturës do të jetë ndër prioritetet e tij si kryetar i Gjilanit. Ai theksoi poashtu se do t’i përkrah me gjithë kapacitetin njerëzit e artit, duke i stimuluar në krijimet e tyre.

Haziri poashtu ka ritheksuar se kulturën, rininë dhe sportin do t’i bëjë drejtori në vete, për të pasur sukses më të madh këto sektore të rëndësishme.

Në këtë takim është vlerësuar lartë ecuria e deritanishme e festivalit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2014”. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.