Haziri: Një rast me Covid – 19 në Gjilan, rasti po monitorohet nga institucionet shëndetësore

Gjilan – #Dita89. Sapo e morëm lajmin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përkatësisht Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare, për një rast të ri të infeksionit me Covid19 nga Gjilani. Personi, në fakt, është infektuar në Prishtinë, në vendin e tij të punës dhe ka kërkuar që të transferohet në Gjilan, gjë që ia kemi mundësuar. Asnjë kontakt nuk ka pasur me Gjilanin dhe po monitorohet nga shtabi për emergjencat civile dhe institucionet shëndetësore ka shkruar Lutfi Haziri.
Gjatë ditës, kemi mbajtur takim koordinues me emergjencat civile dhe institucionet shëndetësore për vlerësimin e situatës e cila është nën kontroll në komunën tonë. Ju lutem, mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse. Plus asaj, mbaje distancën sociale. Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe ka shkruar Lutfi Haziri./rajonipress/