UBT

Haziri ngushëllon familjen Zymberi me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit komunal, Shaqir Zymberi

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar sot telegram ngushëllimi familjes Zymberi, pas ndarjes së papritur nga jeta të zyrtarit të Gjendjes Civile, Shaqir Zymberi.

Në telegramin e kryetarit Haziri thuhet:

“E nderuara familje Zymberi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen të Shaqir Zymberit, zyrtar i gjendjes civile në Gjilan.

Uji Dea

Komuna e Gjilanit, sot humbi një zyrtar i cili me përkushtim, përgjegjshmëri të plotë dhe me ndershmëri i ka shërbyer qytetarët e tij ndër vite.

Ai ka dhënë shembullin më të mirë të angazhimit në punë, të qetësisë dhe afërsisë mes kolegëve dhe miqve.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, kolegëve e farefisit.

Lamtumirë miku i të gjithëve!”, thuhet ne telegram.