Haziri ngushëllon familjen Zahiri me rastin e ndarjes nga jeta të hoxhës Salih Zahiri

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të hoxhës Salih Zahiri nga fshati Bukovik, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Zahiri.

Në telegram thuhet: “E nderuara familje Zahiri,

Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta të hafëz Saliut, i cili ishte veprimtar i palodhshëm i çështjes kombëtare.
Hafëz Salihun do ta kujtojmë përgjithmonë në kontributin e tij dhe angazhimin për çështjen e Kosovës, veçanërisht në vitet 90-ta në mbledhjen e ndihmave fillimit për “3 Përqindëshin”, e më pastaj për fondin “Vendlindja Thërret” në Zvicër.

UBT

Ai, poashtu, do të mbahet në mend për angazhimin e për pajtimin gjaqeve në Zvicër, ndërkaq pas luftës së vitit 1999 ka mbështetur jetimat deri në frymën e fundit.

Shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjen Zahiri, shokët e bashkëveprimtarët. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, thuhet në telegram./rajonipress/(foto rajonipress/