RCCOLA

Haziri ngushëllon familjen Ramadani, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Sali Ramadani

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe ish-deputetit të Parlamentit të Maqedonisë, Sali Ramadani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ramadani.

Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Ramadani,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit të Maqedonisë, Sali Ramadani.

UBT

Saliun do ta kujtojmë përgjithmonë për vendosmërinë dhe guximin e tij të jashtëzakonshëm, në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Ai u burgos nga regjimi i atjeshëm për veprimtarinë politike e patriotike, duke qenë shembulli më i mirë për neve se si rezistohet kundër padrejtësive.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e bashkëveprimtarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegram./rajonipress/