KKGJILAN

Haziri ngushëllon familjen Matoshi me rastin e ndarjes nga jeta të shefit të Zyrës Ligjore, Hevzi Matoshi

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Matoshi, me rastin e ndarjes nga jeta të shefit të Zyrës Ligjore, Hevzi Matoshi.

Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Matoshi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të bashkëshortit e babait tuaj, Hevzi Matoshi.

UBT

Me Hevzën (siç e kemi njohur të gjithë) kam bashkëpunuar nga paslufta dhe ai do të mbahet në mend për kontributin e madh në fushën ligjore, që e ka njohur më së miri.

Gjilani ka humbur shefin e Zyrës Ligjore, por ta kujtojmë gjithmonë me respekt si punëtor e profesionist të madh.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve, miqve e farefisit.

Lamtumirë, mik!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri. /rajonipress/