Mobi Casa

Haziri ngushëllon familjen Matoshi me rastin e ndarjes nga jeta të regjisorit Nuhi Matoshi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur gjilanas me jehonë në mbarë Kosovën, Nuhi Matoshi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Matoshi.

Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Matoshi,

Me dhembje të madhe e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe regjisorit të mirënjohur kosovar, Nuhi Matoshi.

Uji Dea

Matoshi ishte artist i dashur nga të gjithë, motivues dhe njeri që punoi për vlera artistike deri në frymën e fundit. Ai ishte i të gjithëve.

Nuhi Matoshi do mbahet në mend për kontributin e jashtëzakonshëm në sferën e regjisë në RTP, por edhe në projekte të shumta filmike e teatrale, duke kontribuar në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave artistike.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, shokëve, miqve dhe farefisit. Lamtumirë, miku im!”, thuhet ne telegram./rajonipress/