Eko Higjiena

Haziri ngushëllon familjen Kryeziu me rastin e ndarjes nga jeta të gjyqtarit Ilaz Kryeziu

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të ish gjyqtarit Ilaz Kryeziu, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Kryeziu dhe kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala.

Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Kryeziu,

I nderuari kryegjyqtar i Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Afrim Shala,

Mobi Casa

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish gjyqtarit të njohur gjilanas, Ilaz Kryeziu.

Ilaz Kryeziu krejt jetën e tij punoi që qyteti jonë dhe Republika e Kosovës të ketë drejtësi për të gjithë dhe ishte i pakompromis në zbatimin e ligjit.

Jo rastësisht komuna e Gjilanit është shembull në regjion për siguri dhe qetësi publike dhe pashmangshëm që për këtë klimë të mirë ka kontribut të madh edhe gjyqtari, Ilaz Kryeziu.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kryeziu, Gjykatës Themelore në Gjilan dhe të gjithë miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.