Uji Dea

Haziri ngushëllon familjen Ismajli, me rastin e ndarjes nga jeta të afaristit, Enver Ismajli

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të afaristit të njohur nga Gjilani, Enver Ismajli, kryetari Lutfi Haziri i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së tij.

“E nderuara familje Ismajli,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të afaristit të njohur e mikut tim, Enver Ismajli.

Mobi Casa

Enverin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij të madh për të mirën përgjithshme.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ismajli, kolegëve, miqve e farefisit.

Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegram./rajonipress/