FIDANISHTJA

Haziri ngushëllon familjen Foniqi me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit e humanistit të madh, Dalip Foniqi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Bruksel – Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Dalip Foniqi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Foniqi, shoqatës “17 Shkurti” dhe Këshillit të Fshatit në Dobërçan.

Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Foniqi,

Të nderuar përfaqësues të shoqatës “17 Shkurti” dhe Këshillit të Fshatit Dobërçan,

UBT

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Dalip Foniqi.

Ai do të mbahet në mend përgjithmonë kontributin e tij të madh për liri e pavarësi të Kosovës, sikurse edhe për humanizmin e tij të madh për mbarëvajtjen e jetës në Dobërçan për disa dekada.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqatës “17 Shkurti”, Këshillit të Fshatit në Dobërçan, shokëve, miqve e farefisit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegram./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.