Haziri ngushëllon familjen e veprimtarit Gani Hajrullahu
Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka ndërguar një telegram ngushëllimi familjes Hajrullahu, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Gani Hajrullahu.
Në telegram thuhet: “E nderuara familja Hajrullahu,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe nipit të heroit Mulla Idriz Gjilani, Gani Hajrullahu.
Baca Gani do të mbahet në mend për sa të jetë jeta për stoicizmin dhe qëndresën e tij prej disa dekadave kundër pushtuesit shekullor.
Ai ishte simboli i rezistencës kombëtare dhe i veprimit politik për komb e atdhe. Jam krenar që isha mik i tij.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajrullahu. Qoftë i përjetshëm kujtimi për bacën Gani!”./rajonipress/


