HW

Haziri ngushëllon familjen Dalipi me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Ilmi Dalipi

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Ilmi Dalipi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familje Dalipi.

Ne telegram thuhet:

“E nderuara familja Dalipi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit në Gjilan, Ilmi Dalipi.

UBT

Mësuesi Ilmi do të mbahet në mend për sa të jetë jeta për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e shumë brezave, të cilët sot veprojnë në profile të ndryshme si profesionistë.

Vdekja e tij na ka pikëlluar të gjithëve, por ju familje e nderuar Dalipi duhet të ndjeheni krenar sepse ai ishte ndër mësuesit e parë në Gjilan, i cili e luftoi analfabetizmin deri në frymën e fundit.

Ngushëllime familjes, kolegëve e farefisit. Gjilani është krenar me mësuesin Ilmi Dalipi. I qoftë i lehtë dheu!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.